Top Channel zbardh ndryshimet në statut që i propozohen sot Kryesisë, nuk preket neni “Basha” dhe Primaret

27/05/2026 19:08

Partisë Demokratike ka mbledhur këtë të mërkurë Kryesinë, ku në fokus do të jenë një sërë ndryshimesh statutore, të hartuara vetëm pak ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të 30 majit.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga zbardh disa nga ndryshimet kryesore që do të propozohen për ndryshimet në statut.

Ato përfshijnë:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Top Channel