Kuvendi nderon me një minutë heshtje kirurgun e njohur dhe ish-deputetin Ylli Ziçishti

27/11/2026 00:03

Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar me një minutë heshtje kujtimin e kirurgut të njohur dhe ish-deputetit socialist, Ylli Ziçishti, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, në moshën 76-vjeçare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi deputetët e pranishëm në seancën plenare të nderonin kujtimin e ish-parlamentarit.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Peleshi.

Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të Ziçishtit ishte paraqitur më herët gjatë seancës nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

 

Top Channel