“Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: ‘Të çarmatoset’, duhet shmangur dominimi mbi njeriun
Në ishullin piktoresk Cheung Chau është zhvilluar edhe këtë vit Festivali tradicional i Bukës, një nga ngjarjet më të veçanta kulturore në Hong Kong, që tërheq mijëra vizitorë vendas dhe turistë nga e gjithë bota.
Pak pas mesnatës, mes fishekzjarrëve, muzikës tradicionale dhe atmosferës festive, nisi gara e famshme e ngjitjes në kullën e bukës. Me tingullin e gongut ceremonial, 12 garues u hodhën në sfidën spektakolare për t’u ngjitur në një kullë bambuje 14 metra të lartë, e mbuluar me rreth 9 mijë bukë tradicionale të bardha.
Qëllimi i garuesve ishte të mblidhnin sa më shumë bukë brenda pak minutash, ndërsa ato që ndodheshin në majë të kullës konsideroheshin më të vlefshmet dhe jepnin më shumë pikë. Gara kërkon jo vetëm shpejtësi dhe forcë fizike, por edhe shumë ekuilibër dhe qëndrueshmëri.
On May 24, which marks Buddha's Birthday, the Cheung Chau Bun Festival, a national intangible cultural heritage event, is held on Cheung Chau Island, Hong Kong. Locals and tourists gather at bakeries selling buns inscribed with "Ping On", symbolizing peace and blessings. (Adam… pic.twitter.com/qirQfMp06C
— China Daily Asia (@ChinaDailyAsia) May 24, 2026
Konkurrenti Kwok Chun-yin tha për Associated Press se pjesa më e vështirë e sfidës është arritja në majë të kullës, pasi aty harxhohet pothuajse e gjithë energjia fizike. Ai e përshkroi garën si tepër intensive, por edhe si një nder të madh për pjesëmarrësit që mbajnë gjallë këtë traditë shekullore.
Festivali Cheung Chau Bun ka një histori që daton rreth 100 vite më parë dhe lidhet me një epidemi vdekjeprurëse që goditi ishullin. Sipas besimit tradicional taoist, banorët filluan t’u ofronin perëndive bukë të bardha me avull për të larguar shpirtrat e këqij dhe për të rikthyer paqen dhe sigurinë në komunitet.
Bukët tradicionale, të njohura në kantonezisht si “Ping On Bao”, që do të thotë “bukë paqeje dhe sigurie”, vazhdojnë edhe sot të simbolizojnë fatin e mirë, mbrojtjen dhe harmoninë për banorët e ishullit.
Twelve participants scrambled up a 60-foot tower made of buns in Hong Kong as the annual Cheung Chau Bun Festival returned to full scale for the first time since 2019 pic.twitter.com/mWpx3c3Xex
— Reuters (@Reuters) May 27, 2023
Gjatë festivalit, rrugët e ishullit u mbushën me vizitorë që prisnin në radhë pranë furrave tradicionale për të blerë bukët simbolike. Vizitori Gordon Chow, i ardhur nga Makao, tha se ruajtja e kësaj tradite është shumë e rëndësishme sepse përfaqëson paqen dhe sigurinë për të gjithë komunitetin.
At the stroke of midnight 12 courageous participants scrambled up a nearly 46-foot-high tower covered in 9,000 plastic buns, marking the climax of the Bun Festival on the outlying island of Cheung Chau in Hong Kong pic.twitter.com/0DMUgy5uOt
— Reuters (@Reuters) May 16, 2024
Festivali ka kaluar edhe periudha të vështira ndër vite. Gara u pezullua për dekada pas një aksidenti në vitin 1978, kur kullat e bambusë u shembën dhe plagosën dhjetëra persona. Ajo u rikthye në vitin 2005 me masa më të forta sigurie, ndërsa u ndërpre sërish gjatë pandemisë së Covid-19. Këtë vit, festivali është rikthyer plotësisht në formatin e tij tradicional, duke rikthyer edhe atmosferën festive në ishullin Cheung Chau.
Top Channel