Zjarr masiv në një depo tekstili/ Evakuohen qytetarët në Bruksel, panik për shpërthimin e bombolave të gazit në ndërtesën pranë
Pas spekulimeve për gjendjen shëndetësore të Khameneit ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, i cili deklaroi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, pësoi vetëm lëndime të lehta gjatë sulmeve SHBA-Izrael në ditën e parë të luftës.
Sipas tij, Khamenei u shtrua në spital më 28 shkurt, rreth orës 13:00, dhe u dërgua në sallën e operacionit bashkë me të plagosur të tjerë. Kermanpour theksoi se plagët ishin sipërfaqësore dhe nuk kërkonin ndërhyrje kirurgjikale serioze.
“Përveç disa plagëve të lehta në fytyrë, kokë dhe këmbë, ai nuk kishte asgjë serioze. Si mjek, mendoj se nevojiteshin vetëm një ose dy qepje”, tha zëdhënësi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ILNA.
Sipas autoriteteve iraniane, Mojtaba Khamenei pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili u vra më 28 shkurt, në ditën e parë të konfliktit. Ai mori zyrtarisht detyrën më 8 mars, por që prej asaj kohe nuk është shfaqur në publik, duke komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.
Në prill, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Khamenei ishte “i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”.
Kermanpour shtoi gjithashtu se Khamenei, i cili po agjëronte gjatë muajit të Ramazanit, refuzoi të hante deri në orarin e iftarit, gjë që sipas tij tregonte se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Më 7 maj, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se kishte zhvilluar një takim dyorësh e gjysmë me Khamenein. Ndërsa më 10 maj, televizioni shtetëror iranian raportoi se komandanti i forcave të armatosura, Ali Abdollahi, ishte takuar gjithashtu me të për të marrë “udhëzime të reja” lidhur me operacionet ushtarake.
Top Channel