FOTO/ Po bën valixhet! Pep Guardiola kapet mat, pamjet nga Manchesteri që po bëjnë xhiron e rrjetit 24/05 01:46
Kylian Mbappé vazhdon të dominojë futbollin spanjoll
Për të dytin sezon radhazi, ylli francez i Real Madridit ka fituar trofeun prestigjioz “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i La Ligës.
Ndonëse ky edicion ishte më pak pjellor se ai i kaluari, Mbappé u tregua sërish vdekjeprurës para portës, duke e mbyllur sezonin 2025–2026 me 25 gola të shënuar në kampionat. Ky sukses pason vitin e tij të parë magjik në Spanjë (sezonin 2024–2025), ku ai shkatërroi mbrojtjet kundërshtare me plot 31 gola.
Me dy trofe radhazi në dy vitet e tij të para në Madrid, francezi konfirmon se mbetet makineria absolute e golave për “Los Blancos”.
Top Channel