Arka me alkool dhe drogë në burgun e Fierit, “furtunë” procedimesh për zyrtarët e institucionit, zbardhen detajet

23/05/2026 18:09

Në vijim të informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të përbashkëta midis Agjencisë së Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për goditjen e paligjshmërisë në Sistemin Penitenciar, sot më datë 23.05.2026 u kryen kontrolle në IEVP Fier.

Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta.

Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale.

Në përfundim të veprimeve proceduriale në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, OPGJ të AMSEVP kreu:

● Arrestimin në flagrancë të shtetasit I.B pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementët e figurës së veprës penal “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i paraburgosur në këtë IEVP për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “ parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal.

● Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M. pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajta e sendeve të ndaluara në IEVP,” parashikuar nga neni 283 dhe 324/a i K. Penal. Aktualisht ky shtetas është i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të ” Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

● Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar neni 248 i Kodit Penal, për punonjësit e IEVP Fier:
1-Ardian Hysi Shefi i policisë në IEVP Fier,
2-Ndriçim Hasa Shefi i regjimit te brendshëm ,
3- Ajet Meçe specialist policie,
4- Arif Meli kontrollor
5- Orgest Kaja kontrollor
6- Romir Zaimi kontrollor.

Top Channel