Video/ Aksidenti i frikshëm në Shkodër, momenti kur dy automjetet përplasen me njëri-tjetrin. Humb jetën 50-vjeçari që lëvizte më biçikletë

21/05/2026 09:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën perëndimore të Shkodrës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku u përfshi edhe një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës, 50 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve.

Në pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë, shihet momenti kur një nga automjetet përplaset nga tjetri në rrugë, duke shkaktuar panik.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel