I dënuar për mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-anëtarin e KPA-së
Raportohet se këtë mbrëmje është goditur me sende të forta kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi.
Ai është qëlluar disa herë nga një person ende i paidentifikuar. Korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.
Sipas të dhënave paraprake, drejtori Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm, kur një person dyshohet se është afruar dhe e ka goditur në ballë me një mjet të fortë. Për pasojë, drejtori i AKU ka pësuar çarje në pjesën e vetullës.
Ai ndodhet në spital, ku po i ushtrohet trajtimit dhe kontrolleve të tjera.
Gjatë muajve të fundit, AKU në Shkodër ka qenë e përfshirë në bllokimin e 500 tonëve misër me substancën e rrezikshme aflatoksinë, e cila ishte futur për t’u tregtuar në tregun shqiptar.
Sakaq, policia në reagimin e parë zyrtar bën me dije se rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel