Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj

19/05/2026 15:38

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dalë në krah të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ai u ka thënë studentëve se do të kenë mbështetjen e shtetit shqiptar dhe se duhet ta vijojnë luftën e tyre për të drejtën kushtetuese.

“Bravo ju qoftë, qëndroni gjithmonë bashkë, sepse nuk kërkohet asgjë më shumë sesa një e drejtë themelore e shqiptarëve në RMV. T’i kërkojmë të drejtat tona. Uroj që këtë grup ta zgjeroni edhe me studentë, të rinj e të reja të tjera, të cilët e kanë për ideal flamurin dhe çështjet tona kombëtare. Do ta keni gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare. Edhe nëse ju fusin nëpër incidente, qëndroni të qetë, sepse kur jeni me të drejtën tuaj, nuk ka asgjë që mund t’ju ndalë”, tha ai.

Top Channel