Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele
Klodian Mustafa, 25-vjeç, ka rënë në pranga në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, pasi dyshohet se merrej me trafikim të armëve të zjarrit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që ai drejtonte, policia zbuloi dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike së bashku me municionin përkatës. Mustafa njihet edhe si instrumentist me klarinetë.
Dyshohet se armët shiteshin në zonën e Tufinës dhe Freskut, teksa sipas raportimeve paraprake, një armë blihej për afro 800 euro. Armët vinin nga qyteti i Sarandës.
“Në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën ‘Myslym Keta’, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen”, shkruan Policia e Tiranës
Top Channel