“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz: Me autorët…
17/05/2026 12:05
Një argjendari në Kamëz ra pre e grabitjes nga dy persona të maskuar të shtunën.
Policia po vijon verifikimin e provave edhe në vendngjarje ku rezulton se autorët kanë marrë ar dhe argjend.
Në funksion të hetimit në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila tha se nuk ka pasur asnjë përballje me autorët pasi në momentin e grabitjes ajo nuk ka qenë në banak por në pjesën e pasme të tij, në një prej ndarjeve të dyqanit. “Nuk kam pasur asnjë përballje me autorët në momentin e grabitjes. Isha në banak, por në pjesën e pasme të tij”, rrëfeu punonjësja.
Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa uniformat blu kanë zbuluar itinerarin e autorëve.
Top Channel