A mund ta përfundojë ky person luftën në Ukrainë? Kyrylo Budanov, gjenerali ukrainas që fshihet pas rezistencës së Kievit, personi që Putin do ta eliminojë me çdo kusht
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, po mbante një fjalim gjatë një vizite zyrtare në Indi dhe gjatë saj është regjistruar një incident i rëndë me një gazetar të pranishëm në sallë.
Gjatë konferencës, gazetarin e telefonojnë, zilja dëgjohet në sallë dhe për më shumë ai vendos të përgjigjet, duke folur me zë të ulët.
Por pavarësisht përpjekjes së tij, zëri u dëgjua në ambient. Kaq mjaftoi që Lavrov të ndërpriste konferencën dhe t’i drejtohej ashpër gazetarit për qetësi, e më pas me një paralajmërim “të armatosur”.
“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai. Menjëherë më pas, Lavrov iu drejtua pjesëtarëve të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”
Pas disa sekondash, ministri rus shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, duhet ta dini”. Komenti i Lavrovit u interpretua nga të pranishmit si një shaka, pasi në sallë shpërthyen të qeshura.
Lavrov and top-class diplomacy:
“If you don’t surrender your phone, they’ll take out a gun, you know?” he told a journalist that was seemingly speaking on the phone during Lavrov’s speech. pic.twitter.com/Nk9H10AA5f
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 15, 2026
Megjithatë, në pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ministri rus nuk shihet duke buzëqeshur gjatë deklaratës së tij, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta online.
Top Channel