Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e “AKU Tiranë” për veprimet e kryera

15/05/2026 14:08

Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU në Tiranë, Ersid Hasanllari.

Burime jozyrtare, por të sigurta të Anila Hoxhës, tregojnë se të martën në orën 09:00, kreu i AKU Tiranë duhet të paraqitet në prokurori për t’u pyetur se çfarë veprimesh kanë kryer.

Ai do të jetë si deklarues, sepse duhet të shpjegojë zyrtarisht se cilat janë veprimet që ka kryer AKU dhe nëse ka kryer apo jo kontrolle më herët ndaj këtij subjekti për t’u gjurmuar ushqimi.

Si Hasanllari, pritet të pyeten si deklarues edhe zyrtarët e tjerë.

Të mërkurën, do të thirren për t’u pyetur drejtoresha e ISHP dhe drejtoresha e njësisë vendore  të Kujdesit Shëndetësor.

Prokurorët presin aktet që të përcaktojnë shkaqet e helmimit.

Më herët, Anila Hoxha raportoi se grupit të hetimit që po investigonte penalisht ngjarjen, nuk i është vendosur ende asnjë e dhënë.

Jozyrtarisht, prokuroria konfirmoi për TCH se hetuesit menjëherë pas helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë, i kanë kërkuar AKU raportet e mëparshme të gjurmueshmërisë së ushqimeve dhe produkteve.

Ajo që synon të kuptojë prokurori Bledar Valikaj është nëse autoritetet e kanë kontrolluar apo jo ndonjëherë kompaninë e kateringut, nëse i kanë gjykuar ndonjëherë produktet dhe cilat janë masat dhe specialistët kanë konkluduar.

Prokuroria është ende në pritje të përgjigjeve nga mjekësia ligjore ndaj 52 studentëve nga 56 që u trajtuan në spital në datën 6 maj.

Top Channel