“Fëmijëve i them që më ra topi në kokë”/ Flet për ‘Shqipëria Live’ kreu i LVV në Skënderaj që u dhunua një ditë më parë: Shpresoj që rasti im të jetë i fundit

15/05/2026 14:36

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar për “Shqipëria Live” sa i përket dhunës së një dite më parë.

Ai u shpreh se familja e tij është në panik për këtë ngjarje dhe akuzoi sërish kryetarin e kësaj komune dhe anëtarin e PDK-së, Sami Lushtakun.

“Familja ime është në panik. Nuk ka një qëndrim që dikush duhet të na japë. Po mundohem ta qetësojë familjen time. Lëndimet që kam marrë unë janë të parëndësishme para familjes. Mendjen e kam te fëmijët. I kam thënë që kam goditur kokën me top, por ata nuk e besojnë.

Qyteti jonë, është një prej qyteteve më bujare dhe e gatshme të sakrifikojë.

Çfarë të presim nga një drejtësi ku nuk e kanë thirrur akoma z.Lushtakun?!

PDK nuk ka fuqi që të marrë vendime për z.Lushtaku. nuk më intereson se carë ndodh me PDK dhe z.Lushtakun. ata janë e shkuara dhe shpresoj që rasti im të jetë i fundit. Brezat e rinj të mos e pranojnë”, u shpreh Mehani.

Top Channel