Shansi i fundit për De Bruyne me shokë, publikohet lista e Belgjikës për në Botërorin 2026, grumbullohet edhe Lukaku

15/05/2026 15:40

Kombëtarja e Belgjikës ka konfirmuar zyrtarisht skuadrën me 26 lojtarë për Botërorin 2026, duke shënuar praktikisht fundin e epokës së famshme të “Gjeneratës së Artë”.

Trajneri Rudi Garcia ka zgjedhur një kombinim mes eksperiencës dhe talenteve të rinj, por shumë prej yjeve që e çuan Belgjikën në majat e futbollit botëror tashmë janë larg formës së tyre më të mirë ose jashtë ekipit.

Në listë nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, të cilët pritet të udhëheqin “Djajtë e Kuq” në Amerikën e Veriut.

Në repartin defensiv, Belgjika do të mbështetet te Timothy Castagne, Maxim De Cuyper, Zeno Debast dhe Arthur Theate.

Mesfusha do të drejtohet nga veterani Kevin De Bruyne së bashku me Youri Tielemans dhe Amadou Onana, ndërsa në sulm spikasin Jeremy Doku, Leandro Trossard dhe Romelu Lukaku.

Brezi i artë belg, ku bënin pjesë emra si Eden Hazard, Vincent Kompany, Axel Witsel, Courtois, De Bruyne dhe Lukaku, arriti të mbante vendin e parë në renditjen e FIFA-s nga viti 2018 deri në 2022, por nuk fitoi asnjë trofe madhor.

Megjithatë, Garcia shpreson që Belgjika të surprizojë në këtë Botëror dhe të bëjë një rrugëtim të gjatë në turne.

Belgjika do ta nisë aventurën në grup më 15 qershor ndaj Egjiptit, përpara përballjeve me Iranin dhe Zelandën e Re.

Top Channel