Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator: Presim me padurim takimin Në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, pati një përplasje mes liderit të PD-së, Sali Berisha dhe deputetes socialiste, Elisa Spiropali.
Lideri i PD u shpreh se Rama nuk e mbrojti Spiropalin, edhe pse kjo e fundit e quajti “Skënderbe”: “Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”.
Nga ana tjetër, Spiropali iu përgjigj: “Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”.
Top Channel