SHBA kërkon zgjerim ushtarak në Groenlandë, negociata intensive me Danimarkën për baza të reja
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i bindur se Irani do ta ndalojë programin e pasurimit të uraniumit dhe do të heqë dorë nga çdo përpjekje për zhvillimin e armëve bërthamore, edhe pse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të tensionuara.
Trump deklaroi se SHBA-ja mund ta ndalojë Iranin të zhvillojë një program bërthamor ushtarak.
“100 për qind ata do të ndalen”, tha ai.
Trump zbuloi gjithashtu se është personalisht i përfshirë në kontaktet me zyrtarët iranianë gjatë negociatave.
“Unë po negocioj me ta”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se pala iraniane i kishte thënë se “do ta marrim pluhurin”, term që ai e përdori për materialin bërthamor.
Presidenti amerikan theksoi se Uashingtoni nuk ndodhet nën presion për të arritur shpejt një marrëveshje me Teheranin.
“Nuk do të nxitohemi për asgjë, por po ecim me ritëm të shpejtë”, u shpreh Trump.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi ai deklaroi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ndodhej në një fazë kritike, ndërsa kundërpropozimin e fundit të Teheranit e cilësoi “plotësisht të papranueshëm”.
Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian la të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht klimës së mosbesimit mes dy vendeve.
Sipas zyrës së shtypit të presidencës iraniane, Pezeshkian deklaroi se “Teherani i konsideron ende të mundshme negociatat me SHBA-në, pavarësisht mungesës së besimit”.
Presidenti iranian shtoi gjithashtu se vendi i tij duhet të “konsolidojë në nivel diplomatik atë që forcat e armatosura kanë arritur në fushën e betejës”, duke lidhur zhvillimet ushtarake me strategjinë diplomatike të Iranit.
Top Channel