“Paqja në Europë është në rrezik”, ambasadori Gonzato: Zgjerimi, ndër mjetet më të forta të Bashkimit Europian

09/05/2026 11:22

Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE morën pjesë në eventin hapës së Javës së Europës.

“Paqja në Europë është në rrezik, në mbarë botën tensionet për rritjen. BE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve. BE po vepron për t’iu përgjigjur kësaj situate. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si shtyllë e fortë e stabilitetit. Paqja nuk është falas ajo duhet të mbrohet çdo ditë.

Paqja në Evropë është në rrezik në një botë luftërash dhe kërcënimesh hibride. BE duhet të evoluojë për të siguruar vlerat e saj. BE po vepron për t’iu përgjigjur kësaj situate duke forcuar bashkëpunimin europian dhe kapacitetin e Evropës. Siguria e Evropës është siguria jonë e përbashkët. Paqja nuk është falas, ajo duhet ruajtur çdo ditë; këtë kemi bërë ne që nga dita e parë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës”, tha ai.

Top Channel