Vodhi disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

02/05/2026 13:20

Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka grabitur disa varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një argjendari.

Blutë bëjnë me dije se i riu i vodhi varëset në një argjendari të një qendre tregtare në rrugën “Abdi Toptani”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”.

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel