LIVE/ Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro

27/04/2026 11:05

Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka nisur raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025.

Gjatë raportimit, Braho foli për korrupsionin, ku tha se mbetet shqetësues. “Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë.

Përditësimet LIVE:

11:04 “Telefonat janë prova më e shpeshtë”, Braho: Duhet një rregullim juridik në lidhje me sekuestrimin dhe hetimin

Në raportimin e tij në KLP, kreu i SPAK, Klodian Braho, foli në lidhje me sekuestrimet e celularëve të personave nën hetim. Nga anëtarët e KLP u vu në dukje se celularët janë prova më e shpeshtë.

“Telefonat celularë janë provat më të shpeshta, sepse janë aparatet më të përdorura. Përdoren më shumë se kompjuterët personalë. Është normale që është në numër më të madh.

10:57 Mandatet drejt fundit, Braho në KLP: Zëvendësimet e prokurorëve nuk e ulin ritmin, por pritet të ndikojnë në cilësinë e hetimit

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po bën raportimin e tij vjetor në KLP dhe një nga problematikat e ngritura nga anëtarët është në lidhje me statusin e prokurorëve pasi u mbaron mandati dhe vështirësitë që do të hasen pas zëvendësimit të tyre. “Ka një komision që mbikëqyr strategjinë e çështjeve të mbartura.

Po punohet dhe jemi në hapa të mirë. Sot struktura është e plotësuar, por nuk ka qenë kështu deri në 2023-shin. Ka hapa pozitivë në këtë drejtim. Sesi do të ndikojë ndryshimi i prokurorëve, na bën të jemi realistë.

10:32 Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë ne, s’ka nevojë për ndryshime të tjera ligjore

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho kërkoi sot rishikimin e legjislacionit për veprat penale që shkojnë në institucionin që ai drejton.

Megjithëse deklaroi se SPAK-u në këto momente nuk ka nevojë për ndryshime të rëndësishme në legjislacion, tha se fasha e veprave të korrupsionit nga 50 mijë lekë të reja, duhet të rritet, pasi kjo, sipas tij, rrit numrin e çështjeve.

10:21 Raportimi për 2025-ën, Braho: SPAK rriti ndjeshëm nivelin e hetimeve dhe efektivitetin, u kryen 871 procedime penale

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat dhe arritjet e Prokurorsë së Posaçme për vitin e shkuar. Mes shifrave të shumta, ai vë në dukje një rritje të efektivitetit në hetim dhe vendimeve të gjykatës.

10:19 “Korrupsioni mbetet shqetësues”, Braho para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro

Klodian Braho, kreu i SPAK, po raporton sot për punën e bërë nga ky institucion për vitin 2025, përpara KLP.

10:19 Denoncimet nga institucionet publike, Braho në KLP: Policia ka referuar 70% më shumë raste, administrata 15%

Kryeprokurori i SPAK, Klodjan Braho deklaroi sot se rastet e referuara nga institucionet publike janë rritur gjatë vitit 2025.

Në raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai deklaroi se rastet e referuara nga Policia janë rritur me 70%, ndërsa çështjet e referuara nga institucionet publike janë rritur me 15%.

Hetimet e iniciuara nga institucionet publike kanë qenë një nga shqetësimet e SPAK-ut në vitet kur ky institucion drejtohej nga Altin Dumani.

Top Channel