Mandatet drejt fundit, Braho në KLP: Zëvendësimet e prokurorëve nuk e ulin ritmin, por pritet të ndikojnë në cilësinë e hetimit

27/04/2026 10:57

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po bën raportimin e tij vjetor në KLP dhe një nga problematikat e ngritura nga anëtarët është në lidhje me statusin e prokurorëve pasi u mbaron mandati dhe vështirësitë që do të hasen pas zëvendësimit të tyre.

“Ka një komision që mbikëqyr strategjinë e çështjeve të mbartura. Po punohet dhe jemi në hapa të mirë. Sot struktura është e plotësuar, por nuk ka qenë kështu deri në 2023-shin. Ka hapa pozitivë në këtë drejtim. Sesi do të ndikojë ndryshimi i prokurorëve, na bën të jemi realistë.

Është gjë tjetër sesi heton një prokuror që ka eksperiencë dhe e njeh çështjen dhe kur vjen një prokuror në ditën e parë, nuk e njeh çështjen dhe nuk ka eksperiencën e duhur në përballjen me krimin e organizuar. Hetimi do të vijojë në të njëjtin ritëm, por në cilësinë e hetimeve mund të ndikojë”, tha Braho.

Top Channel