Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Tashmë nafta, duke nisur që nga ora 14:00, do të shitet 4 lek më shtrenjtë, ndërsa benzina me 5 lek më shumë.

Nafta shitej 202 lek, ndërsa duke nisur nga mesdita e sotme arrin shifrat 206 lek.

Benzina, përpara vendimit të Bordit të Transparencës, shitej 176 lek, e tashmë do të shitet 181 lek.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.

Top Channel