Liqeni i Kukësit është kthyer në një vendgrumbullim të mbetjeve urbane.
Në sipërfaqen e ujit pluskojnë mbetje plastike, bidona uji, por edhe mbetje të tjera, duke krijuar një panoramë shqetësuese për mjedisin.
Ndotja në këtë periudhë është përkeqësuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, si dhe e prurjeve të shumta nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, që burojnë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke sjellë me vete sasi të konsiderueshme mbetjesh.
Për zgjidhjen e këtij problemi janë ndërmarrë disa iniciativa, përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar, vendosjen e rrjetave për grumbullimin e mbeturinave përgjatë lumenjve, si dhe operimin e mjeteve lundruese për pastrimin e liqenit.
Megjithatë, situata vijon të mbetet alarmante. Ndotja e ujërave të liqenit të Kukësit po ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin e gjallesave ujore dhe, njëkohësisht, po largon turistët, duke prekur edhe potencialin ekonomik të zonës.
Top Channel