Kontenieri me mallra të bllokuara në Durrës dërgohet gabimisht në Pire të Greqisë, nis hetimi
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi.
Tashmë Gjykata e Lartë ka rikthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.
Thoma Gëllçi, drejtor i përgjithshëm i televizionit publik gjatë viteve 2016-2021, u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme në qershor të 2022, mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë procedurës së prokurimit për blerje pajisjesh për kanalin RTSH AGRO, me vlerë 87 milionë lekë.
Ai asokohe u dënua me dy vite burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u llogaritën vetëm një vit e katër muaj burgim, teksa
Sipas hetimit të SPAK, shkresat tregojnë se pas nënshkrimit të kontratës për blerje pajisjesh, ato u kaluan në magazinat audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër.
Kontrata duhej të zbatohej brenda datës 6 shkurt dhe sipas SPAK në 15 shkurt 2019 ish-drejtori i i përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, nënshkroi kontratën shtesë, duke e zgjatur afatin deri në 22 shkurt 2019.
Top Channel