“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet nga krimi i rëndë në Podgoricë, autori shkoi te shtëpia në fshat dhe rrëfeu ngjarjen
Shtyhet edhe një herë gjyqi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. Arsyeja është e njëjta me herët e kaluara, mungesa e saj dhe e avokatëve mbrojtës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ky precedent i mungesave të njëpasnjëshme e ka detyruar GJKKO të japë një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.
Një tjetër masë e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e kryebashkiakes së Roskovecit.

SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK ka sugjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në “Shërbim Prove” për 2 vjet.
Top Channel