“Shqipëria mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s”, Rama nga Dublini: Ende nuk e kemi një datë, por patjetër do mbahet në Tiranë 12/11 13:34
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, akuzon për keqmenaxhim të landfillit të Bushatit që ka sjellë edhe zjarrin, i cili po vazhdon në ditën e tretë, pavarësisht reshjeve të shiut.
Boçi thotë se tymi që përhapet prej 3 ditësh në Vaun e Dejës, Lezhë e Shkodër është kancerogjen.
“Pamjet pas e tregojnë qartë situatën. Zjarret vazhdojnë megjithëse koha ka qenë me shi. Jemi para një katastrofe mjedisore, me pasoja edhe për shëndetin dhe mjedisin. Kjo nuk është rastësi, nuk është zjarrvënie e ndodhur pa dijeni, por pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të Bashkisë të Vaut të Dejës”, u shpreh Boçi.
Top Channel