Mjeti del nga rruga në aksin “Tiranë-Durrës” gjatë mesnatës, humb jetën 39-vjeçari

21/04/2026 12:16
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës në autostratën “Tiranë-Durrës”, ku 39-vjeçari S. C. ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

I plagosur ka mbetur shtetasi V. C., i cili është nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË – Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”.

Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Top Channel