Digjet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës, dëmtohen dhe dy automjete të parkuara pranë tij
21/04/2026 09:11
Një automjet tip ‘Benz’ është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel