Dhunoi varrin në Lushnje, ky është tuneli që hapi autori për të marrë eshtrat e së ndjerës

21/04/2026 13:32

Banorët e Lushnjës janë shqetësuar nga një ngjarja e pazakontë, pasi janë vjedhur eshtrat e një gruaje që është nga jeta para 17 vitesh.

Top Channel ka siguruar pamjet, ku shihet tuneli nën dhé që është hapur nga hajdutët. Ai është hapur pikërisht poshtë varrit të së ndjerës.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

 

Top Channel