“Gra dhe fëmijë të goditur nga kriza”/ OKB dhe BE raport të përbashkët për dëmet e shkaktuara në Gaza: Duhen mbi 71 miliardë dollarë për rindërtim
Data e skadimit të armëpushimit dy javor midis SHBA-së dhe Iranit po afron me shpejtësi dhe palët janë vendosur në lëvizje për të arritur një zgjidhje për konfliktin, në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim tjetër në rajon.
Bisedimet e mbajtura midis zyrtarëve të të dy palëve në Islamabad në fillim të muaji prill përfunduan pa zgjidhje të qartë përfundimtare për konfliktin, ndërkohë mediat e huaja raportojnë se një raund i ri bisedimesh do të mbahet në ditët në vijim.
Gjithçka nisi me kërcënimin e Trump, kur tha se “një qytetërim i tërë do të zhdukej” nëse Irani nuk ulej në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, kërcënim që e pasoi një marrëveshje për një armëpushim 2-javor mes palëve.
Vetëm pak ditë më vonë SHBA dhe Irani mbajtën raundin e parë të negociatave në Pakistan, të cilat ishin të pasuksesshme dhe sollën bllokadën amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
7 prill: Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëron se “një qytetërim i tërë do të zhduket sonte” nëse Irani nuk pranon të përfundojë luftën dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Orë më vonë, shpallet një armëpushim dy-javor midis Teheranit dhe Uashingtonit.
8 prill: Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif thotë se shkeljet e armëpushimit “janë raportuar në disa vende në të gjithë zonën e konfliktit” të cilat “minojnë frymën e procesit të paqes”.
11 prill: Zyrtarët amerikanë dhe iranianë takohen për bisedime ballë për ballë në Islamabad, Pakistan, që zgjasin 21 orë.
12 prill: Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance njofton se palët “nuk kanë arritur një marrëveshje”, kryesisht për shkak të refuzimit të Iranit për të braktisur programin e tij bërthamor. Udhëheqësi i negociatorëve iranianë, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se SHBA-të nuk arritën të fitonin besimin e palës iraniane. Më vonë gjatë ditës, Trump tha se armëpushimi ende “po mbahet mirë”.
13 prill: SHBA-të nisin bllokadën ndaj porteve iraniane, ndërsa një zyrtar amerikan tha se Uashingtoni dhe Teherani janë ende të angazhuar në bisedime. Trump tha gjithashtu se nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fund të armëpushimit, “nuk do të jetë diçka e mirë” për Iranin.
17 prill: Pasi Irani tha se do të rihapë Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të një armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit, Trump tha se bllokada e SHBA-së ndaj porteve iraniane do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës. Irani tha se do ta mbyllë përsëri ngushticën nëse bllokada vazhdon amerikane.
18 prill: Irani njofton se po mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit, duke fajësuar SHBA-në për “shkelje të besimit”. Trump ndërkohë shpreh se negociatat janë ende duke vazhduar, por shtoi se Irani “u bë pak i lezetshëm” kur mbylli përsëri ngushticën. Kryenegociatori iranian u përgjigj duke thënë se SHBA-të dhe Irani janë “ende larg një marrëveshjeje përfundimtare”.
19 prill: Trump tha se përfaqësuesit e SHBA-së do të udhëtojnë për në Islamabad sërish për një raund të dytë negociatash me Iranin. Burime iraniane të njohura me negociatat thonë se një delegacion që përfaqëson Teheranin do të udhëtojë gjithashtu për në Pakistan për bisedime, megjithëse media shtetërore iraniane raporton se prania e Iranit në Islamabad nuk është konfirmuar.
20 prill: Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, thotë se pala iraniane “deri tani” nuk kanë “plane për raundin tjetër të negociatave”, duke shtuar: “Ne nuk besojmë në afate ose ultimatume për të siguruar interesat kombëtare të Iranit”.
Top Channel