Jo vetëm banorët/ Arbër Hajdari surprizohet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionisti takohet me vajzën e tij
19/04/2026 00:11
Momentet emocionuese në finalen e madhe të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, ku surprizat kësaj radhe nuk janë vetëm për banorët.
Pasi u fut brenda në shtëpi së bashku me Monika Kryemadhin, Arbër Hajdari përjetoi një moment tepër emocionues.
Nga dera e madhe e kuqe erdhi vajza e tij, Rajna.
“Shumë faleminderit Ledion. Ma punove këtë radhë. Babi u shqetësua sot për ty. Më thanë që Rajna ka shkuar në një festë me shoqet”, tha ndër të tjera Arbër Hajdari.
Top Channel