Zjarri në pallatin shumëkatësh në Tiranë, nisin arrestimet pas ngjarjes
Ka nisur sot seanca në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kreut të PD Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur të pranojë provat shkresore, dhe po ashtu ka pranuar që të pyetën si dëshmitar ata që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ata që ka kërkuar kreu i PD, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Një nga dëshmitarët që Berisha ka kërkuar, është edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që Gjykata e ka pranuar. Po ashtu do të dëshmojë edhe Taulant Balla, ndërsa SPAK kërkon të pyetet si dëshmitar edhe biznesmeni Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare.
Ndërkaq, nuk është pranuar kërkesa që të pyetet oficeri i policisë gjyqësore, Besmir Karanxha. Sipas Gjykatës, nuk ka relevancë pyetja e tij, sepse nuk arrihet ndonjë qëllim në seancë me marrjen e dëshmisë së tij.
Top Channel