Digjet automjeti në Vlorë, shkrumbohet totalisht gjatë natës
15/04/2026 06:51
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, para mesnatës, përgjatë rrugës Transballkanike në Vlorë.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por dëmet në automjet janë të konsiderueshme, duke e shkatërruar atë pothuajse plotësisht.
Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.
Top Channel