Fotolajm/ Zjarrfikësit dy orë në luftë me flakët, çfarë ka mbetur pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

14/04/2026 19:09

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi pranë QSUT në Tiranë.

Flakët, që nisën në fasadën e pallatit, përpinë gjysmën e tij, përfshirë dhe shumë banesa.

Prej më shumë se dy orësh, zjarrfikësit kanë qenë në luftë me flakët, ndërsa raportohet se tre prej tyre janë dërguar në urgjencën e QSUT.

Gjithashtu mësohet se edhe katër qytetarë janë dërguar në urgjencë me shenja asfiksimi.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel