Poston pamjet brenda komisariateve, Gazment Bardhi u bën thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve

15/10/2026 22:30

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me trajtimin e të rinjve të shoqëruar në komisariatet e policisë pas protestës në Tiranë.

Bardhi e ka cilësuar situatën si shqetësuese dhe u ka bërë thirrje organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar mënyrën e trajtimit të të rinjve në ambientet e komisariateve.

“Pamje të rënda brenda komisariateve!

Ky është trajtim çnjerëzor. Ky është një krim i rëndë!

I bej thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, të ndërhyj urgjent për të dokumentuar mënyrën sesi po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër Komisariate”, shkruan Bardhi krahas videos së publikuar në “Facebook”.

Top Channel