Ukraina sulmon më dronë Rusinë, 1 viktimë dhe 5 të plagosur në rajonin e Lipetskut
Përfaqësuesi republikan nga Teksasi, Tony Gonzales, njoftoi se do të japë dorëheqjen nga Kongresi, vetëm pak ditë përpara një votimi të mundshëm për përjashtimin e tij, pas akuzave për marrëdhënie të intime me anëtare të stafit.
Gonzales pritet të paraqesë dorëheqjen zyrtarisht, ndërsa ishte nën hetim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve për një marrëdhënie me një ish-ndihmëse dhe për mesazhe me përmbajtje seksuale ndaj një punonjëseje tjetër. Vendimi i tij vjen në një moment presioni të madh politik dhe publik.
Paralelisht, edhe përfaqësuesi demokrat Eric Swalwell njoftoi dorëheqjen e tij për akuza të ngjashme, duke krijuar një situatë të pazakontë ku të dy partitë u përballën me skandale të njëkohshme.
Brenda Kongresit kishte nisur të diskutohej mundësia e votimeve për përjashtimin e të dy ligjvënësve, një masë e rrallë që është përdorur vetëm gjashtë herë në histori.
U përfol gjithashtu një strategji ku secila parti do të përjashtonte nga një anëtar për të ruajtur balancën e ngushtë të votave në Dhomë.
Megjithatë, udhëheqësit e të dyja partive shprehën hezitim për të ndjekur këtë rrugë, duke paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një precedenti të rrezikshëm institucional.
Sipas raportimeve, Gonzales kishte pranuar një lidhje me një ish-punonjëse të stafit, e cila përbën shkelje të rregullave të Kongresit. Për më tepër, mesazhe të publikuara së fundmi tregojnë komunikime të papërshtatshme me përmbajtje seksuale ndaj një tjetër punonjëseje gjatë fushatës së tij në vitin 2020.
Top Channel