Conference League/Rayo Vallecano fiton aktin e parë me AEK, Strakosha e Pilo, pranë eliminimit
Një gjykatës në Andorra ka përfshirë në regjistrin e të hetuarve 7 futbollistë mes të cilëve edhe Dani Carvajal dhe David Silva për kontrabandë të mundshme me blerjen e orëve luksoze.
Hetimet e koordinuara nga magjistrati Juan Carles Moynat kanë të bejnë me operacionet e kryera përmes një kompanie në Principatën e Andorrës e dyshuar për mosdeklarim tatimesh. Përvec mbrojtësit të Realit të Madridit dhe ish futbollistit të Manchester City, në listën e lojtarëve të hetuar figurojnë edhe Santi Cazorla (Oviedo), Giovani Lo Celso (Betis), Thomas Partey (Villarreal), Cesar Azpilicueta (Sevilla) e Joan Bernat (Eibar).
Autoritetet spanjolle u përfshinë për të marrë në pyetje futbollistët në cilësinë e personave nën hetim për blerjen, transportin dhe dorëzimin e orëve. Sipas akteve, futbollistët blinin modele të një game të lartë, sidomos Rolex dhe Patek Philippe përmes një rrjeti që synonte të evitonte pagesën e TVSH
I hetuari kryesor në këtë çështje është një sipërmarrës, Diego G.C që është tashmë në paraburgim që nga 2025 me akuzën e kontrabandës dhe pastrimit të parave. Mekanizmi i përkufizuar si klasik nga gjykatësi, parashikonte transferimin e orëve nga Spanja në Andorra duke e ndarë fizikisht produktin nga dokumentacioni duke evituar në këtë mënyrë deklarimet në doganë. Në disa raste, objektet dërgoheshin pa faturë
Shifrat e kontestuara janë të larta: Partey ka shpenzuar mbi 400 mijë euro për 3 ora, Bernat rreth 367 mijë, David Silva thuajse 300 mijë. Carvajal rezultoi se ka blerë një Rolex Daytona prej 64800 euro në 2021. Hetimet mbeten të hapura dhe synojnë që të qartësojnë rolin e futbollistëve në këtë rrjet të dyshuar të kontrabandës, të konsideruar për momentin figura të planit të dytë në krahasim me organizatorët e sistemit.
Top Channel