Inter, Marcus Thuram dhe foto që i bën homazh legjendës Kobe Bryant
Juventus nuk ka pasur kurrë dyshime, me apo pa Champions League, Spalletti do të vazhdojë punën në stolin bardhezi.
Nuk ka pasur kurrë një Plan B te Zonja e Vjetër, e ka thënë disa herë, Giorgio Chiellini dhe e konfirmoi edhe Drejtori Sportiv, Marco Ottolini përpara ndeshjes së fituar ndaj Genoas. ‘Vendimi është marrë, ne jemi shumë të lumtur të vijojmë me të, pavarësisht verdiktit që do të jepet në fundin e sezonit’-ishin fjalët e Ottolinit.
Gjithësesi, ndonjë dyshim u shfaq nga trajneri, që ka nevojë për përgjigje precize nga klubi; nuk ka asnje problem me pagës, por dëshironte të kishte sigurinë se do të jetë plotësësisht bashkë me drejtuesit e klubit në këtë projekt, garancinë për skuadrën që do të ketë në dispozicion dhe autonomi në zgjedhjet në fushë. Dhe përgjigjet Spalletti i mori dhe tani ka dëshirë të mbyllë sa më mirë karrierën në Torino duke kthyer titullin te bardhezinjtë. Ky është pakti me John Elkann.
Zyrtatizimi është parashikuar të bëhet në orët në vazhdim, maksimumi brenda mëngjesit të së premtes, në prag të sfidës me Atalantën në Bergamo, një sfidë kjo shumë e rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions. Kontrata me Spallettin do të jetë deri në vitin 2028 me një pagë 6 milionë euro neto në sezon. Një rinovim që sipas Tuttosport e ka origjinën te telefonata me Elkann pas fitores 3-0 me Sassuolon dhe që fitoi kuotë edhe falë punës së madhe diplomatike të Chiellinit dhe tani vjen firma për të ndërtuar një Juventus fitues.
Top Channel