Barcelona e zhgënjyer nga Bastoni, lojtari nuk po këmbëngul tek Interi të kalojë te katalanasit
Barcelona po mendon të dërgojë një ankesë formale në UEFA për mënyrën e arbitrimit të Istvan Kovacs në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid.
Te klubi blaugrana irritimi është shumë i madh për vendimet e marra nga gjyqtari rumun gjatë sfidës por edhe të arbitrave në sallën VAR. Vetë Flick e shfaqi dukshëm pakënaqësinë e tij pas përfundimit të ndeshjes
Trajneri gjerman u ankua për mosndërhyrjen e VAR në episodin kur Pubil mori topin me dorë brenda zonës së Atleticos. Sipas Flick, topi ishte në lojë dhe kështu arbitri duhej të sinjalizonte faullin, të ndëshkonte me karton të kuq të mbrojtësit të Atletico dhe të akordonte penallti. As Kovacs dhe as sistemi VAR nuk ndërhynë dhe nuk ndodhi gjë. Por zemërimi i Barcelonës shkon edhe për episode të tjera, sidomos te kartoni i kuq i Cubarsi. Arbitri e pa aksionin dhe fillimisht akordoi faull dhe i tregoi kartonin e verdhë futbollistit. Në këtë rast VAR ndërhyri dhe rumuni ndryshoi vendim dhe e ndëshkoi Cubarsi me karton të kuq.
Motive të tjera për t’u ankuar kanë rë bëjnë me kriteret e arbitrit për të ndëshkuar me kartonë futbollistë. Sipas Barcelonës, Koke duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq, me Kovacs që ia fali kartonin e dytë të verdhë, një moment që u regjistrua përpara kartonit të kuq të Cubarsi, por arbitri nuk e pa të rastit të ndëshkonte futbollistin e Atleticos. Vlen të kujtohet se Barcelona i dërgoi një ankesë formale kundër arbitrimit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ku katalanasit humbën 4-0. Në këtë rast, ankesa kishte të bënte me episodin e golit të Cubarsi që u anulua nga Munuera pas 7 minutash verifikim në sistemin VAR.
Por pakënaqësitë e Barcelonës e kanë origjinën nga larg. Në Spanjë vënë në dukje se që nga momenti kur në krye të klubit erdhi Laporta që sfidoi hapur Ceferin e sistemin UEFA edhe me Superligën, janë regjistruar një sërë episodesh në disfavor. Dosja e Barcelonës përfshirn edhe një moment tjetër që ka të bëjë pikërisht me Kovacs, sic është ndëshkimi me karton të kuq i Araujos ndaj Paris Saint Germain në 2024, por edhe përballjet e viteve të fundit me Interin. Kështu, katalanasit u kthyen në sezonin 2022/23 me prekjen e topit me dorë të Dumfries ndaj gjuajtjes së Ansu Fatit në sfidën e luajtur në San Siro në fazën e grupeve. Në po të njëjtën ndeshje, Pedrit iu anulua një gol për prekje të topit me dorë të Ansu Fati dhe në atë kohë arbitër ishte Vencic. Nga zemërimi i Xavit te ajo e Flick, që sezonin e kaluar u ndëshkua me karton të kuq nga Marciniak në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për spanjollët edhe në aspektin e vendimeve arbitrare. Në sfidën e fituar 4-3 nga Interi, faulli i mundshëm për penallti nga Mkhitaryan ndaj Yamal që nuk u verifikuar nga VAR, shtyrjet e Acerbit ndaj Pedrit dhe në fund momenti më i diskutuar; kontakti mes Dumfries dhe Gerard Martin përpara golit të barazimit 3-3 të Acerbit që çoi ndeshjen në kohë shtesë.
Top Channel