Foto/ Në momente intime së bashku, çfarë po ndodh mes balerinës shqiptare dhe këngëtares së njohur italiane

03/04/2026 15:54

Spekulimet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pas disa postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë nxitur kureshtjen e fansave.

Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente tepër intime, janë interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim jozyrtar i lidhjes së tyre.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për marrëdhënien. Afrimiteti i dukshëm ka shkaktuar reagime të shumta online dhe komentet e fansave nuk kanë munguar.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Franceska Nuredini ka folur për raportin me këngëtaren romane pa dorashka. Ajo e ka përshkruar atë si një lidhje që “shkon përtej skenës”.

“Përvoja me Elodie ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm në aspektin artistik, por edhe personal. Në skenë ndihesha e lirë të isha vetvetja, gjë që nuk ndodh gjithmonë,” ka rrëfyer balerina 23-vjeçare, duke lënë të kuptohet për një lidhje më të thellë.

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet ende pa një etiketë zyrtare, ndërsa heshtja e tyre duket se vetëm sa ushqen kuriozitetin e publikut.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel