Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes
Spekulimet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pas disa postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë nxitur kureshtjen e fansave.
Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente tepër intime, janë interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim jozyrtar i lidhjes së tyre.
Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për marrëdhënien. Afrimiteti i dukshëm ka shkaktuar reagime të shumta online dhe komentet e fansave nuk kanë munguar.
Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Franceska Nuredini ka folur për raportin me këngëtaren romane pa dorashka. Ajo e ka përshkruar atë si një lidhje që “shkon përtej skenës”.
“Përvoja me Elodie ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm në aspektin artistik, por edhe personal. Në skenë ndihesha e lirë të isha vetvetja, gjë që nuk ndodh gjithmonë,” ka rrëfyer balerina 23-vjeçare, duke lënë të kuptohet për një lidhje më të thellë.
Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet ende pa një etiketë zyrtare, ndërsa heshtja e tyre duket se vetëm sa ushqen kuriozitetin e publikut.
Top Channel