Kosova festoi në mbrëmjen e së enjtes suksesin historik teksa arriti të kualifikohet për në finalen e playoffit pasi mundi Sllovakinë në Bratislavë, por trajneri Franco Foda deshi t’u rikujtojë futbollistëve të tij se kanë edhe një ndeshje për t’u luajtur, ajo me Turqinë dhe se duhet të fokusohen te ajo.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, shfaqet Foda teksa thotë se Dardanët janë vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së madhe amerikane, një fjalim të cilin te gjithë futbollistët po e dëgjonin me vëmendje

‘Tashmë është vetëm edhe një hap. Sonte mund ta shijojmë dhe nesër duhet të fokusohemi për Turqinë. Hajdeni-deklaron trajneri gjerman i Dardanëve.

Këtë të shtunë, skuadra e Kosovës do të rinisë stërvitjen në kuadër të ndeshjes së madhe me Turqinë që do të luhet në mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Top Channel