LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta

24/03/2026 10:50

Teksa lufta ndodhet në javën e tretë, një valë sulmesh me me raketa iraniane ranë mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke shkatërruar mburojën anti-raketore të Izraelit.

Sipas raportimeve, sulmi është kryer me një raketë e pajisur me bomba thërrmuese, me 3-4 nënmunicione dhe rreth 100 kilogramë eksploziv. Goditja në një zonë qendrore të qytetit ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, ndërsa pjesë të raketës kanë rënë edhe në zonën e Rosh Ha’ayin, në lindje të qytetit.

Pas këtij sulmi që la 6 të plagosur, ushtria izraelite (IDF) ka ndërmarrë kundërpërgjigje duke goditur lëshues raketash dhe infrastrukturë ushtarake në perëndim të Iran, sipas mediave izraelite.

Po ashtu, Izraeli ka zgjeruar operacionet ushtarake edhe në Liban. Mediat shtetërore libaneze raportojnë se gjatë natës janë kryer shtatë sulme ajrore në periferinë jugore të Bejrut, duke goditur disa zona të banuara.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”.

Zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike, ndërsa nafta amerikane Nymex është rritur gjithashtu.

10:33 Video/ Shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Teksas, tymi mbulon zonën industriale

Pamjet nga ajri kanë kapur momentin kur re të mëdha tymi ngrihen mbi një rafineri nafte në shtetin e Teksasit, pas një shpërthimi që ka tronditur zonën industriale.

10:25 “NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare.

08:54 Sulm me bomba thërrmuese në Tel Aviv, 6 të plagosur/ Izraeli kundërpërgjigjet me goditje në Iran

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa iraniane mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke cituar shërbimet emergjente.

08:36 Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran: Kostoja që po paguajnë të pafajshmit

Raportimet e fundit tregojnë pasojat dramatike të sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi qytetet iraniane, ku qytetarë të shumtë po paguajnë një çmim të lartë.

08:15 “Është vetëm çështje kohe”/ Arabia Saudite dhe Emiratet drejt përfshirjes në konflikt me Iranin?

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë gjithnjë e më pranë përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin kundër Iranit, pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.

07:39 Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare.

07:17 Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për furnizimet globale me energji

Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB