Autoritetet iraniane dhe libaneze bëjnë bilancin, mbi 5500 viktima në dy shtetet që nga fillimi i luftës Shtëpia e Bardhë u përpoq të frenonte spekulimet rreth mundësive të negociatave SHBA-Iran mbi luftën, pasi Presidenti Donald Trump la të kuptohej se të dyja palët po avanconin drejt një marrëveshjeje.
Komentet e Trump për negociatat nxiten raporte se Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, mund të përfaqësonte administratën në bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit në Pakistan thotë BBC. Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt paralajmëroi se nuk janë shpallur takime formale mes ndonjë udhëheqësi të lartë të SHBA-së dhe Iranit.
“Këto janë diskutime diplomatike delikate dhe SHBA-ja nuk do të negociojë përmes mediave. Situata është fluide, e lëvizsshme, dhe spekulimet rreth takimeve nuk duhet të konsiderohen përfundimtare derisa të shpallen zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.”
Të shtunën, Trump i dha Iranit një ultimatum 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, në të kundërt kërcënoi me shkatërrimin e centraleve të tij energjetike. Të hënën megjithatë, tha se i kishte shtyrë sulmet për 5 ditë pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, pretendime këto që u mohuan nga pala iraniane që i cilësoi “lajme të rreme”.
Një zyrtar i lartë iranian i pohoi partnerit të lajmeve të BBC-së, CBS se kanë marrë nëpërmjet ndërmjetësve një propozim disa pikësh i cili po shqyrtohet. CBS sqaron se ky hap u ndërmor “si një parapërgatitje e mundshme për bisedime”, dhe se negociatat nuk janë konfirmuar.
Top Channel