Kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit këtë të martë kaluan në fazën e dytë atë të intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, fazën e parë atë të verifikimit të dosjeve të vetëdeklarimit nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.

Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar, duke u skualifikuar.

Garën e vijon 14 kandidatët e mbetur të cilët vijnë me eksperienca të mëparshme në drejtimin e drejtorive të qarqeve apo departamenteve konkretisht postin e kryepolicit e synojnë 3 drejtorë departamentesh Pëllumb Seferi prej 6 vitesh në krye të departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Neritan Nallbati drejtor departamenti për policinë kriminale dhe Saimir Boshnjaku ish-drejtor i departamentit të kufirit.

Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skender Hita, drejtor i policisë Fier, Elidon Çela drejtor i policisë Vlorë, Afrim Tafa drejtor i policisë Durrës dhe Gentian Berberi drejtor i policisë Shkodër. Po ashtu Arjanit Arapi drejtor kufiri.

Ndërsa nga akademia e sigurisë konkurrojnë 6 kandidatë Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Idejet Faskaj, Tonin Vocaj dhe Gentjan Shehaj, të cilët do të intervistohen nga komisioni i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së.

 

Top Channel