Autoritetet iraniane dhe libaneze bëjnë bilancin, mbi 5500 viktima në dy shtetet që nga fillimi i luftës
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, dy liderët trajtuan pasojat që kjo situatë po sjell për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe pasojat në transportin detar ndërkombëtar dhe ekonominë globale
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe vazhdimi i sulmeve iraniane ndaj Emirateve dhe vendeve të tjera të rajonit, përfshirë sulmet ndaj, infrastrukturës civile dhe objekteve jetike.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dënoi këto sulme, duke theksuar se ato përbëjnë shkelje të sovranitetit të shteteve, të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai gjithashtu vlerësoi mënyrën se si Emiratet e kanë menaxhuar situatën dhe masat e marra për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe banorëve.
Top Channel