I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
24/03/2026 10:04
Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar nga policia.
Në pranga ra Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Top Channel