Pas barazimit në Firenze, Kolarov: Kur bëhet fjalë për Interin, duket se gjithçka është e lehtë…
Reali i Madridit është fituesi i derbit të kryeqytetit spanjoll me Atleticon në sfidën e javës së 29 të Ligës Spanjolle. Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa iu imponua rivalëve të qytetit duke e mundur me rezultatin 3-2 edhe pse e mbylli në inferioritet numerik.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 33 të kësaj ndeshjeje dhe ai që e bëri atë ishte Atletico Madrid që shënoi me Ademola Lookman, goli i tij i parë në një ndeshje derbi të Madridit. Skuadra e Simeones arriti të mbyllë pjesën e parë me avantazhin 1-0, por pas pushimit të sfidës, Reali i Madridit përmbysi gjithçka.
Në minutën e 52 Los Blancos barazuan rezultatin në 1-1 me Vinicius që ekzekutoi saktë një penallti dhe Bernabeu ishte i gjithi në festë, një festë që u bë akoma më e madhe 3 minuta më vonë kur Valverde shënoi golin që përmbysi rezultatin dhe që i dha avantazhin Realit në 2-1. Megjithatë Atletico Madrid reagoi dhe në minutën e 66 me një supegol të Molinës barazoi rezultatin në 2-2. Por ekuilibri nuk zgjati shumë se Vinicius shënoi një tjetër gol duke i dhënë sërish kryesimin skuadrës merenges në 3-2.
Por pak minuta më vonë Valverde u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Realin e Madridit në inferioritet numeril, një situatë që Atletico Madrid u përpoq që ta shfrytëzojë teksa shtoi sulmet në zonën e Los Blancos në minutat e mbetura, por skuadra e Arbeloas rezistoi dhe arriti të fitojë këtë ndeshje 3-2 dhe vazhdon të mbajë diferencën prej 4 pikësh me Barcelonën kryesuese.
Top Channel