Senegali çon trofeun e fituar në Kupën e Afrikës në një bazë ushtarake për ta ruajtur…nuk ka ndërmend ta dorëzojë
20/03/2026 23:30
Trofeu që ekipi kombëtar fitoi në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundmi, tani mbahet në një bazë ushtarake në Senegal.
Trajneri i ekipit, Pape Thiao, e çoi trofeun në një bazë ushtarake dhe e la atje që ushtarët që do ta ruajnë ditë e natë të bënin fotografi me të.
Ju kujtojmë se Senegali fitoi kupën në finale kundër Marokut, por dy muaj më vonë, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ja hoqi atë dhe ia dha Marokut sepse Senegali u tërhoq për disa minuta nga fusha për protestë dhe më pas u kthye për të vazhduar dhe përfunduar ndeshjen e tyre!
Senegali refuzon ta kthejë kupën dhe po i bën apel CAS-it që të përmbysë këtë vendim të paprecedentë.
Top Channel