Napoli mposhti Cagliarin këtë të premte dhe për momentin parakalon Milanin në vendin e dytë në klasifikim dhe duke e reduktuar në 6 pikë diferencën me Interin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Conte foli fillimisht për pjesët që nuk i pëlqyen te skuadra e tij.

‘Gabuam shumë, mund të bënim më mirë dhe të komandonim më shumë ndeshjen duke qenë se Cagliari nuk po bënte presion-tha Conte-në pjesën e dytë kërkuam golin e dytë, në ndeshje të tilla gjithçka mund të ndodhë. Tani shkojmë në pauzën e kombëtareve me këto 3 pikë duke pritur të tjerët. Tre pikë për zonën Champions, këto 7 muaj kemi qenë të jashtëzakonshëm që qëndruam në vendet e para. Shohim kë kemi përpara, por të mos bëjmë batuta të kota, mjafton vetëm pak që kush na ndjek të na thithë poshtë’

Trajneri i Napolit foli më pas për faktin që skuadra e tij më në fund mbylli një ndeshje pa pësuar gol.

‘Ishte e rëndësishme që të mbanim portën të paprekur pas 11 ndeshjeve, sot Cagliari nuk gjuajti asnjëherë në portë-shtoi Conte-ia dolën të mbronin të gjithë mirë, kishte dëshirë. Futbollistët e perceptuan rëndësinë e ndeshjes edhe pse e kemi pak të vështirë të konkretizojmë’.

Ishte e paevitueshme për Conten që të fliste për shanset e Napolit për titullin e Serie A.

‘Sigurisht që rikthimi i disa futbollistëve është i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është të jesh në 100% të formës-shtoi Conte-Anguissa dhe McTominay ende nuk po shkëlqejnë, ndërsa De Bruyne e pashë mirë. Lobotka u lodh pak dhe tani duhet të rikuperojmë Rrahmanin dhe Di Lorenzon dhe shpresojmë t’ia dalim. Neres mendoj se është e vështirë. Këto 7 muaj jemi mbajtur, tani duhet të kualifikohemi në Champions League, por  e dimë që edhe skuadra të tjera duan ta arrijnë këtë. Askush nuk duhet të na pengojë për të parë përpara, sot ushtruam pak presion për ata që janë para nesh’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB